Formula 1 Të tjera

Vendimi: Lamtumirë vajzave seksi në Formula 1

Mjaft më femra të bukura dhe me minifund para garës apo gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeve. Formula 1 ka vendosur që duke nisur nga ky sezon, vajzat që mbajnë numrat e pilotëve para fillimit të garës të mos dalin më. Një traditë që kishte vite që praktikohej për të tërhequr sa më shumë shikueshmërinë televizive, por që tashmë nuk do ta shohim më. Ky vendim është marrë jo vetëm për garat e Formula 1 por edhe për disiplinat e tjera të garave me makina.

Femrat qe shoqerojne pilotet para garave

Liberty media, që tashmë kontrollon Formula 1, ka vendosur që para garave të ndiqet një traditë tjetër, ajo e personazheve “vip” dhe e artistëve, për të rritur spektaklin te shikuesit. “Vitin e kaluar ekzminuam një sërë sektorësh që i konsideronim jo në përputhje me vizionin tonë. Vajzat bukuroshe në Formula 1 është praktikuar prej dekadash, por mendojmë se kjo nuk është në sintoni me vlerat e këtij sporti. Ndaj vendosëm që kjo praktikë të mos përdoret më”, tha Sean Bratches, shef i marketingut në Formula 1.

Related posts

BOKS/ Wilder: Pasi të mund Ortiz, do të bëhem njeriu më i rrezikshëm në botë

Q.Autor

TRAJNERI E KAP ME SHPULLA PARA GARIMIT/ Habit xhudistja gjermane: Ia kërkova unë (VIDEO)

Delo.autor

NBA/ Milwaukee e Utah Jazz nuk ndalen, Lakers fitojnë pas kohës shtesë

Delo.autor

Leave a Comment