Futboll Sport

ARRITI FITOREN ME GOLEADË NDAJ PERUSË NË “COPA AMERICA”/ Trajneri i Brazilit: Do të bëhemi të frikshëm…

“Kërkova me tone të ashpra që të korrigjonim gjithçka të gabuar kishim bërë në ndeshjen e parë dhe skuadra m’u përgjigj siç duhet”.

Tite, trajneri i Kombëtares së Brazilit, duartroket futbollistët e tij për fitoren e thellë të arritur ndaj Perusë, por mbi të gjitha për mënyrën sesi ajo erdhi, sepse ndryshe nga sfida e parë me Bolivinë, këtë herë rastet e krijuara u shfrytëzuan shumë herë më mirë.

“Nëse në ndeshjen e parë bëmë gati 35 gjuajtje në kuadrat dhe shënuam vetëm tre gola, kjo gjë më acaroi jo pak, sepse pashë një nxitim të tepruar nga ana jonë. Ky Brazil mund të japë shumë më shumë sesa mendohet, prandaj prisja një korrigjim të manovrës sonë dhe të shihja një skuadër të duruar në fushë, diçka që ndodhi ashtu siç unë e kërkoja kundër Perusë dhe më në fund pashë ekipin që unë doja.

Pa dyshim që kemi vend për t’u përmirësuar, sepse jemi të vetëdijshëm për potencialin që kemi, por ndoshta shumë lojtarë të rinj që janë bërë pjesë e jona në këtë Kupë Amerike, duhet të mësojnë më tepër nga lojtarët me eksperiencë.

Cilësitë nuk na mungojnë, por nga ky grup futbollistësh pres finalizim, ftohtësi, saktësi dhe vazhdimësi. Nëse arrijmë t’i regjistrojmë siç duhet këto mekanizma, do të bëhemi të frikshëm”, përfundoi trajneri i Brazilit, Tite.

Related posts

“DUHET TË TREGOHEMI TË FORTË KUR TË RINGRIHEMI”/ Flet trajneri Daja pas humbjes: Ja pse po vuan skuadra…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Napoli-Arsenal, Ozil dhe Shkodran Mustafi titullar në këtë ndeshje (FOMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LUFTA NË UKRAINË/ Polonia kundër FIFA-s për Rusinë: Vendim qesharak, i kemi dërguar letër federatave…

Delo.autor

Leave a Comment