Futboll Sport

DO VAZHDOJË TË QËNDROJË NË STOL/ Klubi i Arabisë Saudite i rrit rrogën Besnik Hasit, ja shifra e “çmendur”

Besnik Hasi do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Al Raed në Arabinë Saudite, edhe pse menaxheri i tij ishte përpjekur në çdo mënyrë që ta kthente në Belgjikë gjatë javëve të fundit.

Sipas informacioneve nga Belgjika, ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare dëshiron që të bëhet përsëri pjesë e futbollit të rëndësishëm europian, nëse arrin të gjejë një klub i cili plotëson kushtet ekonomike përafërsisht si klubi i tij aktual.

Fatkeqësisht për Hasin, të gjithë klubet e kontaktuara e kanë refuzuar këtë sapo kanë mësuar se cila është rroga aktuale e Hasit.

Menaxheri i tij, Mogi Bajat, kontaktoi dhe nisi negociatat me Cercle Bruge dhe Charleroi gjatë ditëve të kaluara.

Por në asnjë prej rasteve nuk arriti të konkretizonte sapo u bëri të ditur se në vitin e tij të parë në Arabinë Saudite, Hasi kishte përfituar një rrogë 1,2 milionë euro.

Për më tepër, pasi renditi skuadrën në vendin e 8-të, klubi i cili fillimisht kishte menduar ta shkarkonte, i rriti rrogën, duke ia bërë tashmë 1,5 milion euro në sezon, shifër e paarritshme për klubet belge, por edhe për shumë kampionate të tjera më cilësorë në Europë.

Me pak fjalë, për përfitime të tilla, Hasi do të jetë i detyruar të vazhdojë në Arabinë Saudite dhe vetëm nëse ul ndjeshëm pretendimet financiare, atëherë mund të gjejë skuadra që e presin krahëhapur.

Related posts

BEFASON futbollisti i Barcelonës/ Kujtoja se do të luaja në Botëror, por përfundova…

Isa.Autor

Thiago Silva: Do doja të mbyllja karrierën tek klubi im i “zemrës”

Sadik.Autor

ZËVËNDËSUESI I SUAREZ/ Kane duket opsioni perfekt për ekipin katalanas

Isa.Autor

Leave a Comment