Futboll La Liga Sport

A DO TË LARGOHESH NGA BARCELONA NË VERË? Coutinho jep këtë përgjigje

Philippe Coutinho ka folur pas spekulimeve rreth të ardhmes së tij te Barcelona.

Mesfushori ka thënë se është i përqendruar te Brazili në Copa America duke insistuar se ka kontratë me Barcelonën.

“Kam kontratë me Barcelonën dhe gjithmonë ka qenë dëshira ime të triumfoj në këtë klub. Tani jam i përqendruar këtu dhe për të ardhmen time ende nuk e di se çfarë do të ndodhë”, u shpreh ai gjatë një konference për media në Porto Alegre.

Për Coutinhon thuhet se do të largohet nga Barcelona për t’i liruar vendin rikthimit të bashkëlojtarit të tij nga Kombëtarja e Brazilit, Neymar.

Related posts

Mancini: Bëri mirë që refuzoi Napoli-n

Q.Autor

ËSHTË NË SUPER FORMË/ Elis Bakaj shënon gol SPEKTAKOLAR në Europa Legue (VIDEO)

Isa.Autor

BARCELONA-GETAFE/ Messi shënon për “Katalanasit”, por Lenglet i prish festën me një autogol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment