Futboll Sport

OPEROHET ARBËR ZENELI/ Ja sa do të mungojë ylli i “Dardanëve” (FOTO)

Arbër Zeneli iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes kirurgjikale në gju, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në sfidën me Malin e Zi.

24-vjeçari, fatkeqësisht kishte këputur ligamentet e gjurit të djathtë, ndaj ishte e domosdoshme që të operohej.

Tashmë futbollistin e Reims e pret një periudhë e gjatë riaftësimi për t’u kthyer sa më parë në fushat e blerta.

Sulmuesi u është drejtuar përmes rrjeteve sociale të gjithë fansave të tij, duke i falënderuar për përkrahjen që i kishin dhënë gjatë gjithë kohës.

“Operacioni shkoi mirë, fjalët tuaja të mira dhe përkrahja do të më kthejnë më të fortë se kurrë. AZ17 dhe AZ10 po rimbushen”, – ka shkruar ai ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Sipas parashikimeve, Zeneli do të mungojë nga 7 deri në 9 muaj.

Related posts

Maldini: Falënderoj Zotin që nuk u përballa me Messin

Q.Autor

“NË 2013 NUK PATA MUNDËSINË QË TË STËRVIS MANCHESTER UNITED”/ Ancelotti zbulon prapaskenën: Ja pse nuk u realizua…

Delo.autor

SHKËLQEU ME ITALINË NË “EURO 2020″/ Bayern Munich gati të ofrojë për sulmuesin Chiesa shifrën prej…

Delo.autor

Leave a Comment