Kalimi i Sarrit tek Juventus nuk u prit mirë nga tifozët e Napolit të cilët e kritikuan shumë trajneri duke e cilësuar si një “tradhti” ndaj tyre.
Së fundmi në një prononcim për “TMT Radio” djali i ish-numrit 10-të të Napolit, Diego Armando Maradona Jr, tregon se ka biseduar me babain e tij në lidhje me çështjen Sarri dhe ai është i tërbuar nga ky transferim megjithëse nuk ma thotë hapur!
Ndërsa vetë ai u shpreh se atë fanellë nuk do ta vishja as për të luajtur me shokët megjithëse e respekton vendimin e tij.
“Zgjedhjet e profesionit respektohen, por atë fanellë nuk do ta vishja as edhe për të luajtur me shokët… (fanellën e Juventusit).
Nuk më pëlqyen deklaratat e Sarrit në konferencë pasi nuk po thotë të vërtetën edhe pse i jam mirënjohës atij. I uroj të fitojë gjithçka pas dy apo tre vitesh, kur të heqë atë bluzë që ka veshur”, tha Maradona Jr.