Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E SARRIT/ Është i pashmangshëm, drejt largimit ylli i Juventus…

Mario Manzukiç aktivizohet prej 4 sezonesh tek Juventusi, por mesa duket ky ka qenë sezoni i fundit i kroatit në Torino.

Sipas “CalcioMercato” Mario Manzukiç, po shikon për një destinacion të ri. Maurizio Sarri nuk e ka në planet e tij sulmuesin kroat dhe një largim i tij nga Torino është i pashmangshëm.

Për kroatin ofertat nuk mungojnë, ku pas klubeve kineze në garë për shërbimet e 33-vjeçarit është edhe Borusia Dortmund.

Tashmë kroatit i duhet të zgjedhë ndërmjet një rikthimi në Gjermani, ku më parë është aktivizuar për , Bajern Mynihun dhe Volfsburgun, ose një kalimi në kampionatin kinez. Manzukiç ka luajtur 166 ndeshje për bardhezinjtë, dhe ka shënuar 44 gola.

Related posts

Klopp jep alarmin: Një çmenduri, s’mund të vazhdohet kështu

Isa.Autor

Chelsea dhe klubet kundër të cilave Messi nuk ka shënuar gol asnjëherë

Q.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Laçi ndal pa gola Partizanin në aktin e parë çerekfinal, Egnatia fiton 1-3 në Ballsh

F.autor

Leave a Comment