Futboll Kategoria Superiore Sport

VIJON PËRFORCIMET NË MERKATO/ Partizani arrin akordin me mesfushorin 20-vjeçar…

Partizani vijon me përforcimet në merkato. Kampionët në fuqi kanë mbyllur marrëveshjen ditën e sotme me mesfushorin e Kastriotit, Juljan Shehu.

20-vjeçari, i cili spikati në gjysmën e dytë të sezonit me fanellën e ekipit krutan, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa do të jetë pjesë e 16 herë kampionëve të vendit.

Shehu gjithashtu është pjesë e Kombëtares Shpresa, teksa në orët e ardhshme, pritet të zyrtarizohet si përforcimi i radhës i Partizanit, pas Melos dhe Hakajt.

Mesfushori u aktivizua 31 ndeshje këtë sezon me Kastriotin, teksa arriti të shënonte 4 gola.

Vlera e tij sipas “transfermarkt” ka shkuar në 125 mijë euro.

Related posts

Real Madrid i “fiksuar” me Neymar, jep ofertën e paimagjinueshme për brazilianin

Sadik.Autor

KAMPIONI I “MMA” TREGON MIQËSINË ME FENOMENIN E JUVES DHE MILANIT/ Khabib: Ja frika që ka Ronaldo, Ibra më dërgoi…

Delo.autor

Legjenda e Skocisë kujton ndeshjen në Shqipëri: Na dhanë fasule të ftohta, Enver Hoxha nuk na pëlqente me mjekër

Q.Autor

Leave a Comment