Futboll

Kazakistani U-19, i kthen reston Shqipërisë, e mposht në miqësoren e dytë

Në stadiumin Roza Haxhiu të Lushnjës u luajt takimi i dytë miqësor mes Kombëtares Shqiptare të 19-vjecarëve  dhe Kazakistanit, sfidë kjo e vlefshme në kuadër të formimit të gurpit për eliminatoret e europianit të kësaj grupmoshe që do të nisin në tetor. Në ndeshjen e parë e zhvilluar në po të njëjtin stadium, kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani arritën të fitonin me rezultat minimal  1-0, falë golit të shënuar nga mbrojtësi Marash Kumbulla, ndërsa përballjen e radhës ishin miqtë atë të cilët triumfuan 1-0.

Ndeshja përgjithsisht ishte e qetë, me kuqezinjtë që provuan të lëshonin disa sinjale të rrezikshme në portën e kundërshtarit, por pa mundur dot të ndalnin topin në fundin e rrjetës. Në pjesën e parë ishte Albion Alla që pati një mundësi të mirë, por portieri i Kazakistanit Danil reagoi mirë. Ndërkohë në fraksionin e dytë nuk pati ndonjë rastë të pastër shënimi, teksa për kuqezinjtë në minutën e tretë shtesë të Oshafi u pengua në zonë, por gjyqtari lejoi vazhdimin e lojës.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fundit dhe skuadrat do të ndaheshin në barazim, kapiteni i Kazakistanit Madil Zhakip Bajev i dhuron të tijve golin e fitores.  Në këtë miqësore të dytë, tekniku Bogdani kishtë bërë një sër ndryshimesh në formacion, ku i vetmi lojtarë i cili kishte luajtur edhe në ndeshjen e parë ishte kapiteni Rezart Rama. Më tepër sesa në kërkim të një suksesi, rëndësi kishte për të parë gjëndjen e lojtarëve , për të krijuar një ide më të qartë rreth grupit që do të formohet për eliminatoret

Related posts

“MUND TË BËHET NUMRI 1 I FUTBOLLIT”/ Ish-futbollisti i Realit: Vinicius më i mirë se Mbape, është i mrekullueshëm…

F.autor

PRITET ZYRTARIZIMI/ Ish-sulmuesi i Partizanit rikthehet tek Flamurtari me post të rëndësishëm

Delo.autor

Benzema është heroi, Real Madrid eliminon Bayern-in për finalen e madhe (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment