Bundesliga Futboll Sport

BËN GODITJEN E MADHE NË MERKATO/ Bayern kërkon të transferojë yllin e “Katalanasve”…

Bajerni i Mynihut dëshiron të bëjë një “goditje” të madhe në merkaton e verës.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se një kalim i mundshëm i Neymarit ose Griezmannit te Barcelona do të minimizonte në maksimum minutat për sulmuesin Ousmane Dembele, me këtë të fundit që sigurisht nuk dëshiron të qëndrojë në stol.

Ndërkohë që tek bavarezët, pas largimeve të Ribery dhe Robben, Dembele do të ketë një vend të sigurt në formacionin titullar.

Marrëveshja tashmë është në dorën e drejtuesve të Bayernit që do të paraqesin ofertën zyrtare për të bindur jo vetëm lojtarin por edhe drejtuesit e Barcelonës.

Bundesliga nuk është i panjohur për Dembele, pasi sulmuesi më herët ka qenë pjesë e Borussias së Dortmundit, përpara se të transferohej tek “blaugranat”.

Related posts

Nelson Dida inkurajon Brazilin: “Seleçao, skuadra favorite në Rusi 2018”

Sadik.Autor

DEKLARATA BEFASUESE/ Hamsik: Ne e humbëm TITULLIN në AVION, filluam të…

Isa.Autor

Hazard i “papërmbajtshëm” në fitoren e parë të Chelseat në vitin 2018

Q.Autor

Leave a Comment