Futboll Seria A Sport

CONTE TAKON AGJENTIN E YLLIT LUKAKU/ Ja dhe dy objektivat e tjera të Interit në verë

Federico Pastorello është njeriu kyç për zgjidhjen e tre objektivave të Inter në merkato.

Personi në fjalë është agjenti i Romelu Lukaku, për të cilin Inter interesohet për ta marrë nga Manchester United. Një takim i djeshëm mes agjentit dhe drejtuesve të Inter u mbyll me rezultate pozitive, teksa vetë Pastorello tha se Lukaku tek Inter është një mision i vështirë, por jo i pamundur.

Ai është rikthyer sërish sot në selinë e Interit, teksa këtë herë ka qenë prezent edhe trajneri Antonio Conte, si dhe Gabriele Oriali, që shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si drejtues në klubin zikaltër.

Përveç çështjes së afrimin të Lukakut, Pastorello ka diskutuar me Interin edhe blerjen e Valentino Lazaro, i cili është në pronësi të Hertha Berlin dhe zikaltrit e dëshirojnë si një alternativë për mesfushën në krahun e majtë.

Temë diskutimi ka qenë edhe e ardhmja e të riut Edoardo Vergani, i cili do të përfshihet në operacionin “Dzeko” dhe do të kalojë tek Roma.

Tre lojtarë që lidhen me merkaton zikaltër, të tre të menaxhuar nga Pastorello, që është larguar nga selia e Inter pas takimit me drejtuesit zikaltër dhe tani priten zhvillime konkrete.

Related posts

Statistikat “qesharake” të MESSIT dhe RONALDOS në Botëror

Isa.Autor

KATAR 2022/ Zbulohet “taksa e mëkatit”

Delo.autor

ALLEGRI DREJT LAMTUMIRËS/ Tek Juventusi lind “idea” e re për stolin, ja emri i bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment