Kategoria Superiore Shqipëri

Kupa: Flamurtari mposht Partizanin, Tirana-Kukësi në barazim

Pas Skënderbeut dhe Laçit, që kanë hedhur një hap të madh me fitoret e pastra 2-0 dhe 3-0, edhe Flamurtari ka bërë një hap të vogël për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke e fituar nga 1-0 ndeshjen e shtëpisë ndaj Partizanit. Ndërsa Tirana ka shpërdoruar në fund avantazhin e pjesës së parë ndaj Kukësit, me sfidën që ka përfunduar në barazim 1-1 dhe gjithçka do të zgjidhet pas dy javësh në Kukës.

Flamurtari përsërit fitoren e fundjavës së kaluar ndaj të kuqve, me ndryshimin që goli ka ardhur jo në limit, por në minutën e 72-të nga braziliani Danilo Alves. Por më shumë se meritë e sulmuesit të ekipit vlonjat, ishte një gafë e portierit Alban Hoxha, i cili e lëshon keq top kur kërkon të rinisë topin me dorë. Aty braziliani nuk fal me një goditje nga jashtë zone. Ka pasur edhe pak tension në fushë, pasi kanë hyrë tifozë. Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh.

Flamurtari-Partizani 1-0

Alves 72’

Flamurtari: Nurkoviç, Musta, Polozhani, Bicaj (Veliu 33′), Siljanovski, Sibide,Alvesh, Zuka, Useini, Nedeljkoviç (Zhufo 59′), Bushiç. Trajner: Sh.Duro.

Partizani: Hoxha, Kalari, Belica, Atanda, Ibrahimi, Trashi, Batha, Telushi, Asani (Ferrera 68′) , Progni, Bardhi. Trajner: K.Dalipi.

Gjyqtar: Kridens Meta, R.Avdo

Kartonë të verdhë: Pollozani 27′, Nedeljkoviç 53′ , Zuka 62’ / Kalari 44′, Bardhi 46′, Telushi 63′

Ndeshja tjetër ka përfunduar në barazim 1-1. Bardheblutë janë mbështetur nga tifozët. Goli i parë është shënuar nga Sentamu në minutën e 40-të, teksa i vetëm në zonë arrin të fitojë duelin me mbrojtësin mik dhe të mposhtë edhe portierin Frashëri, që nuk tregohet në lartësinë e duhur. Në pjesën e dytë prishen ekuilibrat në fund, teksa Turtulli del me karton të kuq, dhe Kukësi gjen barazimit me anë të Gurit, që vetëm sa shtyn topin në rrjetë.

Tirana-Kukësi 1-0
Sentamu 40’ / Guri 86’

Tirana: Lika, Hoxhallari, Cake, Turtulli, Kërçiku, Maveje, Daja, Karabeci, Sentamu, Greca (31′ Musa), Ngoo. Trajner: Ze Maria

Kukësi: Frashëri, Rrumbullaku, Idrizi (56′ Zderic), Shameti, Musolli, Shkodra (72′ Imami), Dzaria, Kale, Bakaj, Ymeraj (65′ Et’hemi), Guri. Trajner: P. Pacult.

Gjyqtar: Klajdi Kola

Kartonë të verdhë: Daja, Ngoo, Cake / Ymeraj, Dzaria

Karton i kuq: Turtulli

Related posts

PO SHKËLQEN ME LAÇIN/ 4 ekipe të njohura duan sulmuesin Nuabueze, ja emrat

Delo.autor

LUAJNË SFIDËN E PARË ZYRTARE/ Ja axhenda e Kombëtares për ndeshjen ndaj San Marinos…

Delo.autor

GOL DHE SHQIPONJË/ Sulmuesi shqiptar nuk ndalet në kampionatin kroat, tund sërish rrjetën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment