Futboll Premier League Sport

BËN GODITJEN E DYTË NË MERKATO/ Chelsea blen për 50 milionë euro yllin e “Los Blancos”…

Chelsea është gati të finalizojë blerjen e Mateo Kovacic nga Reali i Madridit.

Klubi londinez do të derdhë në arkat e madrilenëve plot 50 milionë euro dhe do të marrë shërbimet e mesfushorit kroat, sipas mediave britanike.

Së bashku me Chelsean në garë për mesfushorin ishte edhe Interi, por tashmë çdo gjë duket se ka përfunduar.

Kovacic pritet të hedhë firmën në ditët në vazhdim dhe do të përbëjë blerjen e dytë për londinezët, pas asaj të Christian Pulisic nga Dortmundi.

Kujtojmë që Kovacic ishte i huazuar sezonin që lamë pas te Chelsea dhe londinezët nxituan për këtë lëvizje, pasi merkatoja e tyre do të bllokohet për disa ditë.

Related posts

Tyson Fury: Bellew nuk ka asnjë shans të fitojë ndaj meje

Sadik.Autor

“PO VJEN NË…”/ Me pozat “topless” teksa mbulohet me fanellën e Anglisë, Rita Ora pret në shtëpi… (FOTO)

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ GJENI brenda dhe jashtë fushës, MARADONA kap “vrasësin” e tij

Isa.Autor

Leave a Comment