Futboll Ligue 1 Sport

PROBLEME ME FAIR-PLAY”-N FINANCIAR/ Presidenti i PSG-së shet talentin e ekipit për…

Si shumë ekipe të mëdha, edhe Paris Saint Germain duhet të bëjë disa shitje përpara 30 qershorit, për të respektuar “Fair-Play”-n financiar.

Timothy Weah pritet të jetë i sakrifikuari i radhës nga kampionët e Francës, që do të arkëtojnë 10 milionë euro nga shitja e djalit të legjendës, George Weah.

Është Lille që ka arritur akordin për talentin 19-vjeçar, i cili gjysmën e sezonit të kaluar luajti në huazim te Celtic.

Për Weah pati oferta edhe nga ekipe të tjera, por sulmuesi preferoi të qëndrojë në Francë e mbi të gjitha do të luajë në Europë si protagonist në radhët e Lille.

Related posts

MILAN-BRESCIA/ Luhet përballja mes dy vëllezërve Donnarumma

Delo.autor

NDRYSHON SUPERIORJA/ Java e 29-të do të luhet e gjitha në një ditë. Ja axhenda…

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Francë-Portugali. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment