Futboll Sport

TJETËR VARIANT PËR DE BIASIN/ Klubi italian pranë firmës me ish-trajnerin e Shqipërisë

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka mbetur pa punë që pas largimit nga Alavesi në Spanjë, pasi nuk ka arritur të stabilizohet në një projekt të qëndrueshëm që prej atij momenti.

Emri i tij lakohet shpesh, sapo del ndonjë variant në ndonjë ekip në Itali.

Ndërkohë së fundmi, media italiane “Cronache” zbulon se tekniku 63-vjeçar është në planet e klubit të Salernitanës, që është në pronësi të presidentit të Lacios, Klaudio Lotito.

Në ditët e ardhshme pritet të ketë një takim mes palëve, për të diskutuar në lidhje me këtë opsion. Kujtojmë që Salernitana militon në Serinë B, teksa është në kërkim të një trajneri të ri.

Related posts

LUKAKU SHPËTIMTARI I INTER/ Conte nuk ka asnjë pishman, duartroket lojtarët

Delo.autor

JO VETËM SERIE A/ La Liga josh Kumbullën, përfundon në radarët e gjigandit spanjoll

Delo.autor

E BUJSHME/ Ndryshon plani i Manchester United për Alexis Sanchez, ja vendimi që merr

Delo.autor

Leave a Comment