Futboll Premier League Sport

SHTRËNGON “ASIN NËN MËNG”/ Klopp kërkon rinovimin e sulmuesit të ekipit…

Jurgen klop e njeh mjaft mirë ekipin e tij. Trajneri gjerman arriti të udhëhiqte Liverpulin në majat më të larta të Europës, teksa triumfoi në Ligën e Kampionëve. Sigurisht, të kuqtë kishin një grup të shkëlqyer futbollistësh, teksa Salah në sulm dhe Van Dajk në mbrojtje ishin liderët e skuadrës.

Megjithatë, në gjysmëfinale, në ndeshjen e kthimit me Barcelonën, Liverpuli duhej të përmbyste një disfatë prej 3 golash. Në atë ndeshje, klop kishte një sërë mungesash, mes tyre edhe Salah. Klop aktivizoi Divok Origi. Sulmuesi belg kishte marrë pak minuta gjatë sezonit, megjithatë në atë ndeshje u kthye në hero, teksa me dygolëshin e tij inspiroi përmbysjen e madhe për të dërguar ekipin në finale.

Duket se ish-tekniku i Liverpulit nuk e ka harruar ndeshjen e sulmuesit dhe së fundmi ka kërkuar që Origit t’i rinovohet kontrata. Për 24-vjeçarin, së shpejti do të nisin bisedimet për rinovimin, pavarësisht ofertave nga Betis, teksa ndoshta nga sezoni i ardhshëm, Klop mund t’i besojë më shumë minuta sulmuesit.

Related posts

LIVERPOOL DHE CHELSEA/ Dy ekipet britanike thyejnë rekordin 110 vjeçar

Isa.Autor

DO TË LUHET NË “ELBASAN ARENA”/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Hungari, ja çmimet…

Delo.autor

ZYRTARE/ Klubi i ngjitur në Serinë A pret Ismajlin, prezantohet futbollisti i Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment