Futboll Sport

KUPA E AFRIKËS/ Asnjë gol në 3 ndeshje, super sfida Kamerun-Ganë nuk prodhon fitues

Asnjë gol në 3 ndeshje. Raundi i dytë i sfidave në grupe të Kupës së Afrikës është mbyllur me tre rezultate 0-0 që nuk kanë përmbushur aspak pritshmëritë e tifozëve. Nuk prodhoi fitues sfida më e rëndësishme e ditës së shtunë ajo mes Kamerunit dhe Ganës, me skuadrën që gjithsesi mori një barazim të vlefshëm që pothuajse e ka kualifikuar në fazën tjetër Kamerunin.

Me 4 pikë në 2 ndeshje “luanët e pamposhtur” kryesojnë grupin F, ndërkohë që Gana dhe Benini kanë nga 2 pikë, pasi edhe këta të fundit ngecën në një barazim pa gola në ndeshjen ndaj Guinea Bissau. Në grupin E ndërkohë Mauritania ndali Angolan në një barazim pa gola duke lënë gjithçka të hapur përsa i përket çështjes së kualifikimit.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ SKANDALI i zbuluar nga mediat rumune, QAKA u ble nga një TRAFIKANT

Isa.Autor

“GOMAR, MOTRA JOTE…”/ Pioli shpërthen pas eliminimit. Zbulohen fjalët me Solskjaer (VIDEO)

Delo.autor

JEP LAMTUMIRËN/ Ish-fituesi i “US Open” tërhiqet nga sporti pas dëmtimeve të shumta

Delo.autor

Leave a Comment