Futboll Ligue 1 Sport

NEYMAR NJË HAP LARG BARCELONËS/ Sheiku pranon të ulë çmimin e shitjes së brazilianit, ja shifra

Rikthimi i Neymarit tek skuadra e Barcelonës duket se është vetëm çështje ditësh.

Ka disa javë që mediat spanjolle, shkruajnë për pakënaqësinë e Neymarit tek skuadra e Paris Saint Germain, duke nxitur zërat për një rikthim në “Camp Nou”.

Së fundmi ‘Sport’ raporton se Neymar dhe Barcelona janë më pranë se kurrë për një ribashkimi të mundshëm, ndërsa thuhet se vetë lojtari i ka dërguar në “Whats App” mesazh lamtumire shokëve te PSG-ja.

Sipas këtyre raportimeve, PSG është pajtuar që të ulë çmimin e shitjes nën 200 milionë euro për “xhevahirin” e tyre.

Emrat që thuhet se mund të përfshihen në ofertën e Barcelonës për PSG janë Ivan Rakitic, Samuel Umtiti, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

Related posts

MERKATO/ Roma interesohet për sulmuesin e Milan

Sadik.Autor

“NDESHJA NUK SHTYHET”/ Mourinho për COVID-19: Nuk do të ketë probleme

Delo.autor

KONFIRMIMI NË SOUTHMPTON/ Broja gati për Shqipërinë, luan në Wembley

Delo.autor

Leave a Comment