Futboll La Liga Sport

VAZHDON TË DOMINOJË MERKATON/ “Los Blancos” nis kontaktet me yllin e Liverpool…

Pavarësisht se Real Madridi ka zhvilluar një merkato shumë të fuqishme deri tani, presidenti Florentino Perez nuk ka ndërmend të ndalet.

Sipas asaj që shkruan “Sunnday Express”, drejtuesit e Real Madridit janë hedhur në sulm për lojtarin e Liverpoolit, Sadio Mane.

Zidane është në kërkim të një sulmuesi të djathtë dhe 27-vjeçari duket si profili ideal për atë pozicion.

Megjithëse te Liverpooli luan në krahun e majtë, roli i tij natyral është pikërisht krahu i djathtë.

Marrëveshja mund të bëhet edhe më e thjeshtë për faktin se “The Reds” kërkojnë lojtarin e Realit, Marco Asensio.

Gjithashtu mund të ndodhë edhe një shkëmbim midis të dy lojtarëve, gjë që do t’i kënaqte të dyja klubet.

Related posts

E KËRKONTE NË VERË/ Juventus gati të marrë Donnarummën, por duhet të presë Chiellinin. Ja arsyeja…

Delo.autor

PASIONI PËR SKUADRËN NUK I STEP/ Ultrasit e Gjilanit të papërmbajtshëm gjatë pandemisë së koronavirusit (VIDEO)

Delo.autor

Lamtumirë Chelsea, Morata befason me klubin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment