Futboll Seria A Sport

ARRIHET AKORDI PAS 3 DITËSH BISEDIME/ Kostas Manola transferohet te Napoli

Duhet të kalonin tri ditë intensive me bisedime për të ardhur te marrëveshja përfundimtare.

Mino Raiola, menaxher i Kostas Manolas, ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Napolit për një kontratë 5-vjeçare me pagë mbi 4 milionë euro neto në sezon.

Tashmë pritet vetëm kërkesa formale e futbollistit që ka klauzolën e largimit prej 36 milionë eurosh.

33.3 milionë shkojnë për Romën dhe 2.7 milionë për vetë futbollistin.

Kjo marrëveshje do të zhbllokojë edhe kalimin e  mesfushorit  Amadou Diawara te klubi verdhekuq.

Related posts

AVOKATË FRANCEZË PËR ÇINARIN/ Ja prapaskenat e Partizanit për të hequr “embargon”

Delo.autor

“PËRGJAKJA” E SUPERSFIDËS/ Tetë persona nën hetim për vrasjen e “ULTRASIT” të Interit

Delo.autor

GARA PËR “TOPIN E ARTË”/ Ja kush favorizohet nga kuotat dhe koificientet

Delo.autor

Leave a Comment