Futboll Sport

SURPRIZË NË KUPËN E AFRIKËS/ Nigeria mposhtet nga kombëtarja modeste

Rezultat surprizues në raundin e fundit të ndeshjeve në grupe të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Nigeria, e cila kishte marrë pikë të plota në dy takimet e para me Burundin dhe Guinenë, u mposht 2-0 nga Madagaskari (7 pikë) në Grupin B, duke humbur kreun e grupit, por pa rrezikuar kualifikimin.

Nomenjanahary në fillim të pjesës së parë (13’) dhe Andria në fraksionin e dytë (53’) ishin autorë të golave për Madagaskarin, që parakaloi pikërisht Nigerinë në klasifikim.

Sfida tjetër mes Burundit dhe Guinesë përfundoi 0-2.

Në Grupin A, Egjipti konfirmoi dominimin duke mposhtur 2-0 Ugandën me gola të Salah dhe Elmohamady, ndërsa Republika Demokratike e Kongos shkatërroi 4-0 Zimbabwe, duke u renditur në vend të tretë.

Related posts

“RONALDO ËSHTË I PABESUESHËM”/ Blerim Dzemaili: Shumë prej nesh nuk arrijnë në 750 ndeshje…

Delo.autor

REAL MADRID NUK HEQ DORË NGA YLLI FRANCEZ/ Ja oferta “GALOPANTE” e “Djajve të Kuq” për kartonin e Pogba

Delo.autor

MANCHESTER CITY SIGURON CACELON/ I jep Juventusit jep Danilon dhe miliona euro si shkëmbim

F.autor

Leave a Comment