Futboll Sport

SURPRIZË NË KUPËN E AFRIKËS/ Nigeria mposhtet nga kombëtarja modeste

Rezultat surprizues në raundin e fundit të ndeshjeve në grupe të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Nigeria, e cila kishte marrë pikë të plota në dy takimet e para me Burundin dhe Guinenë, u mposht 2-0 nga Madagaskari (7 pikë) në Grupin B, duke humbur kreun e grupit, por pa rrezikuar kualifikimin.

Nomenjanahary në fillim të pjesës së parë (13’) dhe Andria në fraksionin e dytë (53’) ishin autorë të golave për Madagaskarin, që parakaloi pikërisht Nigerinë në klasifikim.

Sfida tjetër mes Burundit dhe Guinesë përfundoi 0-2.

Në Grupin A, Egjipti konfirmoi dominimin duke mposhtur 2-0 Ugandën me gola të Salah dhe Elmohamady, ndërsa Republika Demokratike e Kongos shkatërroi 4-0 Zimbabwe, duke u renditur në vend të tretë.

Related posts

SUPERKUPA E EUROPËS/ Ka gjithmonë llogari të papaguara në një derbi, MODRIC e nis në…

Isa.Autor

Interi tërhiqet nga gara për të nënshkruar yllin brazilian

Sadik.Autor

AKOMA “DHIMJBE KOKE” PËR VALVERDEN/ Ndeshja e sezonit të kaluar vazhdon ti japë makthe

Isa.Autor

Leave a Comment