Sport Të tjera Tennis

“MAGJI WIMBLEDON 2019″/ Një debutuese 15-vjeçare eliminon Venus Uilliams (VIDEO)

Turneu i këtij viti në Uimbëlldon, ka prodhuar surpriza që në raundin e parë të tij. Një teniste 15-vjeçare, amerikanja Cori Gof, mundi pastër me rezultatin 2-0(6-4, 6-4), veteranen Venus Uilliams.

E reja, e cila merrte pjesë për herë të parë në këtë turne madhor, mundi atë që e quan idhullin e saj, plot 24 vite më të madhe në moshë, e cila e ka fituar plot 5 herë këtë turne.

“Është hera e parë që kam qarë pasi kam fituar një ndeshje. Nuk di si ta shpjegoj. I thosha vetes gjatë ndeshjes që të rrija e qetë, dhe të luftoja për çdo pikë. Venusi më uroi pas ndeshjes dhe më uroi fat. Nuk do isha këtu sot, nëse nuk do frymëzohesha nga ajo, dhe i thashë se gjithmonë kam dashur të bëhem si ajo” – ishin fjalët e 15-vjeçares pas fitimit të ndeshjes.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Chelsea dhe Conte, drejt gjyqit për të zgjidhur shkarkimin

Sadik.Autor

Fabregas pranë largimit nga Chelsea/ SUPER KLUBI ITALIAN nis kontaktet për të firmosur me të

Isa.Autor

“INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP”/ Liverpool mposhtet nga Dortmund në miqësore (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment