Futboll Premier League Sport

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Manchester United arrin akordin me mesfushorin portugez…

Pas transferimit të Bisaka dhe Xhejms, tek Junajtid nuk kanë ndërmend të ndalen.

Sipas “The Sun”, drejtuesit e “djajve të kuq”, janë të interesuar për Bruno Fernandes. Anglezët kanë arritur një akord me 24-vjeçarin, i cili do të përfitojë 5.4 milionë euro në sezon. Por, problemi qëndron tek skuadra e tij aktuale, Sporting Lisbona.

Portugezët kërkojnë 50 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin dhe nuk do të pranojnë asnjë ofertë poshtë kësaj shume.GettyImages-1148931926

Drejtuesit anglezë, kanë ofruar 35 milionë euro, dhe kjo ofertë nuk pranohet nga Sporting Lisbona. Gjithësesi dëshira e lojtarit për t’u transferuar në “Old Trafford”, pritet ta bëjë më të lehtë gjetjen e marrëveshjes mes dy klubeve.

Related posts

PËRBALLJA NË ÇEREKFINALEN E CHAMPIONSIT/ Dy ish-lojtarët e “Zonjës së Vjetër” sulmojnë Drejtorin e Ajaxit: Turp të kesh!

Delo.autor

10 futbollistët më premtues sipas ‘CIES’

Q.Autor

Revolucion te PSG-ja, largohen 6 lojtarë?

Sadik.Autor

Leave a Comment