Futboll Sport

LOKALIZOHET TRUPI I FLORJANA ISMAILIT/ Ja sa metra thellësi u gjend futbollistja në Liqenin e Comos

Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, është lokalizuar në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit u ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali.

Futbollistja me origjinë shqiptare e Kombëtares së Zvicrës dhe Young Boys, Ismaili, ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos u rishfaqur më.

Mediat italiane raportojnë se ekipet e kërkimit e kanë lokalizuar trupin e 24-vjeçares në një thellësi prej 204 metrave afër vendit ku kishte kërcyer në ujë nga një anije që e kishte marrë me qira bashkë me një mike të vetën.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011.

Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë zhvilloi 33 ndeshje.

Related posts

MOURINHO DËSHIRON FORCIMIN NË EKIP/ Man United është i gatshëm të blejë 90 milionë euro mbrojtësin napoletan

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Liverpool rikthehet në Premier League

F.autor

“Duhet të kuptoj pse u dënuan Batha dhe Trashi”

Q.Autor

Leave a Comment