Futboll Seria A Sport

HIDHEN NË SULM PËR “OBJEKTIVIN” E RADHËS/ “Kuqezinjtë” ofrojnë dy lojtarë për mesfushorin e Fiorentinës…

Milani është hedhur në sulm për të sjellë në Milano mesfushorin francez të Fiorentinës, Jordan Veretout.

Pasditen e sotme Maldini e Massara janë takuar me dy drejtues të skuadrës vjollcë, për të folur pikërisht për këtë çështje.

Asnjë nga palët nuk ka preferuar të japë detaje nga biseda, teksa drejtuesi i Fiorentinës, Joe Baronem, tha vetëm fjalinë: “Po punojmë”.

Sipas mediave në Itali, kuqezinjtë janë të vendosur të marrin në Milano mesfushorin dhe i kanë ofruar Fiorentinës në këmbim sulmuesin Patrick Cutrone dhe mesfushorin argjentinas Lucas Biglia, dy emra mjaft të preferuar nga Vincenzo Montella.

Nga një shkëmbim i tillë, të dy skuadrat do të mund të përmirësonin bilancin ndjeshëm, pasi vlerësimi i Veretout llogaritet në 31 milionë euro, po aq sa dy futbollistët e Milanit.

Megjithatë nuk duhet neglizhuar as konkurrenca e Romës, që pasi ka humbur betejën për Nicolo Barrelën, është gati të bëjë një sulm drejt francezit, çka do të “turbullonte” negociatat e kuqezinjve.

Related posts

Titulli në Itali, kombëtarja axurre, Champions-i, Messi, Ronaldo… Ja “skaneri” i Fabio Capello

Sadik.Autor

Figo: Icardi te Reali? Mund të shkëlqejë kudo

Sadik.Autor

LAJM I KEQ TEK INTER/ Ylli i ekipit dëmton shpatullën dhe krahun në miqësore

Delo.autor

Leave a Comment