Futboll Sport

VDEKJA TRAGJIKE E FLORJANA ISMAILIT/ Presidenti i FIFA-s reagon: I trishtueshëm për komitetin e futbollit…

Presidenti i Federatës së Futbollit Botëror (FIFA), Gianni Infantino, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e futbollistes shqiptare të Zvicrës, Florijana Ismailit, duke theksuar se vdekja tragjike e 24-vjeçares është moment shumë i trishtueshëm për futbollin botëror.

Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, u gjet dhe u nxor sot nga Liqeni Como në Itali, dy ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga mikja e saj.

Ajo u gjet në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali.

24-vjeçarja me origjinë shqiptare ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos u rishfaqur më.

Numri një i organit qeverisës së futbollit botëror ka shprehur ngushëllime për vdekjen e saj.

“Ky është një moment shumë i trishtueshëm për të gjithë komunitetin e futbollit, veçanërisht në një kohë kur ne jemi mbledhur në Kupën e Botës për femra”, ka thënë Infantino.

Autoritetet pritet t’ia bëjnë një autopsi trupit të Florijanës para se ta dorëzojnë atë te familja Ismaili.

Prindërit dhe vëllezërit e saj ndodhen ne Musso, qytetin ku ndodhi tragjedia.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011.

Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje.

Related posts

E BUJSHME/ Rakitic befason me skuadrën ku kërkon të transferohet

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ 5 mesfushorë dhe 1 qendërmbrojtës, ja objektivat e Juventusit

Delo.autor

Fiorentina kërkon të zëvendësojë të ndjerin Astori, në “radar” mbrojtësi shqiptar

Sadik.Autor

Leave a Comment