Futboll Seria A Sport

MILAN-ROMA/ Kumbulla përballë Ibrahimovic, të dy klubet kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Janë publikuar formacionet e ndeshjes më të rëndësishme të kësaj jave të kampionatit italian Milan-Roma. Kuqezinjtë dhe verdhekuqtë do të kërkojnë medoemos fitoren për të mos prishur llogaritë. Në fushë do të jetë dhe mbrojtësi i Shqipërisë Marash Kumbulla, i cili tashmë ka fituar besimin e skuadrës dhe trajnerit Paulo Fonseka.

Për kampin kuqezi, lajm i mirë është rikuperimi i mesfushorit turk Hakan Çalhanoglu, i cili qëndroi për disa ditë i dëmtuar dhe humbi takimin e së enjtes ë kaluar në Ligën e Europës kundër Sëlltikut.

Portierin e infektuar me COVID-19 Xhanluixhi Donaruma e zëvendëson gardiani i dytë i Milanit Ciprian Tatarushanu, i cili sot do të realizojë debutimin me “Djallin”.

Supersfida do të luhet në “San Siro” në orën 20:45.

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN: Tatarushanu, Kalbaria, Kjaer, Romanjoli, Hernandez, Kesi, Benaser, Saelmakers, Çalhanoglu, Leao, Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli.

ROMA: Mirante, Kumbulla, Mancini, Ibanez, Kardsorp, Vertu, Pelegrini, Spinacola, Pedro, Mkitarian, Xheko. Trajner: Paulo Fonseka.

Related posts

PLAS SKANDALI I TRUKIMEVE/ SERBËT fiksuan rezultatin në CHAMPIONS të takimit…

Isa.Autor

“TIRONA I PËRULET GJITHË KRYEQYTETI”/ “Bardheblutë” me promo motivuese para rifillimit të Superiores (VIDEO)

Delo.autor

Sarri po e bënë të lumtur Abramovichin, rusi heq dorë nga shitja e klubit

Isa.Autor

Leave a Comment