Futboll Sport

ËSHTË KUNDËR KRIJIMIT TË LIGËS EUROPIANE/ Guardiola kundërshton: Ligat e ulëta do të “vdisnin”…

Fillimisht Pep Guardiola refuzoi ofertën e Juventusit për t’u ulur në stolin bardhezi, ndërsa sot është rreshtuar sërish kundër presidentit të skuadrës torineze, Andrea Agnelli.

Ky i fundit po lobon në të gjithë Europën, për të ngritur Superligën Europiane, kompeticion që parashikon të zëvendësojë Champions Leaguen dhe të luhet në fundjavë.

Në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, Pep Guardiola është shprehur tërësisht kundër kësaj ideje, duke thënë se do të “vriste” kampionatet e shteteve dhe veçanërisht ligat e ulëta.

“Personalisht nuk jam dakord, pasi do të vriste kampionatet kombëtare. Nëse heqim Realin dhe Barçën, atëherë kush do të paguajë për të drejtat televizive të La Ligës. Veçanërisht ligat e ulëta do të “vdisnin” me krijimin e Superligës”, tha trajneri katalanas.

Kujtojmë që kundër idesë së Allegrit për Superligën Europiane, kanë dalë edhe shumë personazhe të tjerë nga bota e futbollit, por edhe shoqata e ligave europiane, të cilët kanë kërkuar nga UEFA, që të mos e marrë në konsideratë këtë ide.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Shkëmbi: Po i humbim ndeshjet vetë, duhet të…

Delo.autor

CASSANO NUK HEQ DORË/ Dëshiron të kthehet në fushë: Unë mund të bëj diferencën…

Isa.Autor

KUPA E BOTËS/ Belgjika shënon golin e tretë ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

Leave a Comment