Futboll Sport

NDJEK ME VËMENDJE ZHVILLIMET E “BAVAREZËVE”/ Ribery jep alarmin: Bayern ka nevojë për cilësi, duhet të…

Franck Ribery është larguar nga Bayerni në fund të sezonit dhe pret qetësisht ofertat, për të vijuar të luajë futboll në nivel më të ulët.

Mesfushori 36-vjeçar, gjithsesi, i ndjek me vëmendje zhvillimet te Bayerni dhe në një intervistë për Sport Bild ka thënë hapur atë që po e mendojnë me frikë tifozët e Bayernit.

“Duhen lojtarë, kjo është e qartë për të gjithë. Ka pasur shumë largime dhe Bayerni ende nuk i ka zëvendësuar si duhet, përveç mbrojtjes. Kështu po gabon, nuk duhet të presë kaq gjatë, por kam besim se deri në fund të korrikut gjërat do të ndryshojnë”, tha ai.

Këtë verë Bayern është ndarë me emra me peshë, si Riberi, Robben, Hummels, James Rodriguez e Rafinha, duke rinuar ndjeshëm ekipin, por pas Hernandez e Pavard gjithçka është bllokuar dhe nuk po duket asnjë përforcim nga mesfusha e lart.

“Bayerni ka nevojë për cilësi, duhet të investojë patjetër! Serge Gnabry e Kingsley Coman janë shumë të mirë, por mund të mos mjaftojë për sezonin e ardhshëm. Të luash në nivel të lartë gjithë sezonin është një sfidë e re, sidomos për lojtarë që kanë pasur probleme fizike”, përfundoi ai.

Related posts

Diego Maradona “ul hundën” para FIFA-s, kërkon ndjesë për kritikat

Isa.Autor

Cagliari – Milan, formacionet e mundshme

Q.Autor

JUVENTUS-NEYMAR/ Zbulohet kush e nxori lajmin për të stabilizuar situatën

F.autor

Leave a Comment