Futboll Sport

“ËSHTË NJË JASHTËTOKËSOR”/ Flet trajneri i Brazilit, Tite: Ja si e ndalëm “Pleshtin”

Brazili fitoi në gjysmë-finalen e Kopa Amerika, ndaj Argjentinës dhe tani e shikon veten në finale e këtij kompeticioni.

Në një ndeshje shumë të bukur, ku të dyja skuadrat e kërkonin fitoren, brazilianët u treguan më të kujdesshëm, dhe tani presin çiftin e Kili-Peru në finale. Në një intervistë trajneri i Brazilit, Tite u shpreh mjaft i kënaqur me skuadrën e tij : “Fitimi i një loje të tillë e vlerëson arritjen tonë në finale. Ishte një ndeshje e shkëlqyeshme midis dy skuadrave me resurse teknike mbresëlënëse.” – u shpreh tekniku 58-vjeçar.

Gjithashtu ai nuk mund të largohej nga intervista pa folur edhe për atë që konsiderohet si lojtari më i mirë në botë, Mesin : “Messi është një jashtëtokësor. Është i jashtëzakonshëm. Por, ne kemi arritur të ulim veprimet e Messit dhe ne kemi hulumtuar shpejtësinë nga krahët, për të mos e lejuar atë të japë më të mirën e tij.” – mbylli intervistën trajneri brazilian.

Related posts

Rey Manaj “thumbon” De Biasi-n dhe premton 100% për Panucci-n

Sadik.Autor

GOL “MAGJIK” NGA KUARJARELA/ Sulmuesi shënon në mënyrë mjeshtërore (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Plotësohet dëshira e Contes, sulmuesi i bashkohet Napolit

F.autor

Leave a Comment