Ekskluzive Futboll Sport

VDEKJA TRAGJIKE E FLORJANA ISMAILIT/ Lojtarët e Kombëtares bëjnë postimet prekëse

Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, u gjet vdekur në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali.

Futbollistja me origjinë shqiptare e Kombëtares së Zvicrës dhe Young Boys, Ismaili, ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite (29 Qershor, 2019) duke mos u rishfaqur më. Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë zhvilloi 33 ndeshje.

Pas lajmit të hidhur për futbollin shqiptar por jo vetëm, Presidenti i Federatës së Futbollit Botëror (FIFA), Gianni Infantino, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e futbollistes shqiptare të Zvicrës, Florijana Ismailit, duke theksuar se vdekja tragjike e 24-vjeçares është moment shumë i trishtueshëm për futbollin botëror.

Nuk ka munguar as reagimi nga Xherdan Shaqiri, pas këtij lajmi, ku u shpreh se ndjehej i tronditur nga ky lajm tragjik për patrioten e tij.

Gjithshtu dhe lojtarët e  tjere te Kombëtares shprehën ngushëllime për futbollisten Ismalili në rrjetin social “Instagram”.

 

 

Related posts

Goditi me grusht pankinën, trajneri i Romës thyen gishtin (VIDEO)

Isa.Autor

Gjimshiti: Doja të fitonte Interi, ndaj Milanit befasuam shumë njeërz. Nuk e di ku do luaj sezonin tjetër

Sadik.Autor

TERREN I RI SPORTIV/ RAMA nuk e harron premtimin për Vlorën: Gati projekti për impiantin sportiv

Isa.Autor

Leave a Comment