Futboll Sport

KRITIKON ASHPËR “PLESHTIN” PAS DISFATËS/ Ish-portieri i Kolumbisë “sulmon”: Messi duhej t’i motivonte të tjerët…

Ish-portieri i Kolumbisë, Oscar Cordoba, ka sulmuar ashpër Lionel Messin, pas humbjes së Argjentinës kundër Brazilit në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës. Ai e ka kritikuar yllin e Barçës se është vërdallë kot nëpër fushë.

Messi nuk ka nevojë të vrapojë shumë për të qenë vendimtar. Me raste, megjithatë, këmbëngulësia e tij për të ecur nëpër fushë ka nxitur kritika. Humbja e Argjentinës në gjysmëfinale mori kritika të hidhura.

Argjentina luajti mirë dhe sigurisht më mirë se Brazili shumicën e kohës, por i mungoi fati dhe vendimet e gjyqtarit mund të mos kenë qenë të drejta për të.

Megjithatë, Cordoba nuk u përmbajt dhe e sulmoi Messin me kritika të ashpra.

“Deri në minutën e 11-të, Messi nuk e preku topin dhe kjo nuk mund t’i ndodhë dikujt që tenton të bëhet lider i një ekipi” tha Cordoba.

“Ky ekip kombëtar ishte shumë i madh për Messin për ta bartur. Ai ishte i trishtuar, i lodhur dhe i brengosur. Ai shkoi në Kupën e Amerikës për të ecur. Ekipi i Argjentinës u përmirësua në këtë ndeshje, por jo edhe Messi. Ai duhej t’i motivonte të tjerët, ama unë këtë s’e pashë”, shtoi ai.

Related posts

HUMBJA TURPËRUESE NDAJ LIVERPOOL/ Tifozët e Manchester United kërkojnë Conten në vend të Solskjaer (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ DINAMOS/ Shehi: 45 minutat e para ishim në Shkodër, ky ishte mësim për ne

Delo.autor

Kritikoi ASHPËR MESSIN/ Vjen kundërpërgjigjja: MARADONA është një INJORANT

Isa.Autor

Leave a Comment