Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Dorëheqje e madhe te Barcelona, largohet…

Jordi Mestre nuk është më zëvendëspresident i Barcelonës.

56-vjeçari ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në klubin katalonas, pas lajmeve se ai është i pakënaqur me shkarkimin e pashmangshëm të drejtorit sportiv Pep Seguras.

E përditshmja spanjolle, Sport, pretendon se drejtuesit e “Blaugranëve” janë më shumë të shqetësuar për punën e Seguras me ekipin e të rinjve.

Mestre ishte ndër të vetmit që ende kishte besim te Segura dhe pasi mësoi për këtë situatë, ai vendosi të japë dorëheqje.

“Jordi Mestre, deri sot zëvendëspresident me përgjegjësi sportive në klub, e prezantoi sot pasdite dorëheqjen e tij të pakthyeshme”, shkruhet në deklaratën zyrtare të Barcelonës.

Related posts

Kovacic mbetet thjeshtë një ëndërr për Interin, Zidane nuk e lëshon

Sadik.Autor

Luftëtari mohon akuzat për trukim: U sulët si hiena mbi heronjtë tanë

Isa.Autor

KURSET PËR PËRGATITËSIT ATLETIKË/ Arrigo Saki mesazh për futbollin shqiptar: Është e rëndësishme për të ardhmem tuaj që…

Delo.autor

Leave a Comment