Futboll Kategoria Superiore Sport

ARRIN MARRËVESHJEN/ Egzon Belica rinovon me Partizanin, firmos deri…

Partizani zyrtarizon sot zgjatjen e bashkëpunimit me Egzon Belicën.

Mbrojtësi 28 vjeçar dhe drejtuesit e kuq kanë nënshkruar kontratën e re e cila e konfirmon pjesë të kampionëve deri në 2021.

Palët konkretizojnë kështu pozitivisht të ardhmen e titullarit te Partizani. Belica pjesë e të kuqve nga 2018, falë paraqitjeve dhe cilësive që ka shfaqur përgjatë gjithë eksperiencës me fanellën e kuqe me të cilën u shpall edhe kampion i Shqipërisë, konsiderohet një prej lojtarëve më të spikatur të ekipit dhe kampionatit shqiptar.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies dypalëshe.

Related posts

U TRANSFERUA TEK JUVENTUS/ Shikoni si Rabiot kalon testet mjekësore (VIDEO)

Delo.autor

Man United – WBA, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

COVID-19/ Panik në kombëtaren e njohur europiane, një i vdekur prej koronavirusit

Delo.autor

Leave a Comment