Futboll Seria A Sport

KËRKOJNË SËRISH LOJTARË TEK EMPOLI/ “Kuqezinjtë” gati 15 milionë euro për mesfushorin…

Milani kërkon sërish lojtarë tek Empoli, dhe me Xhampaolon në stol, kuqezinjtë ia kanë vënë “syrin” mesfushorit Ismael Benaser.

Siç raporton “Sportmediaset”, drejtues të Milanit janë takuar me ata të Empolit, dhe negociatat kanë nisur për mesfushorin me tipare mbrojtëse të Empolit, por që shumë mirë bën edhe atë të qendrës apo edhe më të avancuar.

21-vjeçari francez, por me origjinë nga Alegjeria, që luan edhe për përfaqësuesen afrikane, është blerë nga Arsenali në vitin 2015, prej ekipit të AC Arles, dhe ka luajtur me ekipet U21 dhe U21 të londinezëe, ndërsa 6-muaj i ka luajtur edhe në Francë, si i huazuar tek Tours.

Në vitin 2017, ishte Empoli që e bleu nga të rinjtë e Arsenalit, për shifrën e 1 milionë eurove, ndërsa këtë sezon në Serinë A, a i ka luajtur plot 37 takime, duke qenë një pikë stabël e formacionit.

Siç mësohet nga Italia, Milani ka ofruar 15 milionë euro për Empolin, dhe kjo shifër nuk është larg asaj që kërkon klubi, rreth 20 milionë. Palët tani po diskutojnë sërish, ndërkohë që vetë Xhampaolo ka dhënë aprovimin e tij për lojtarin. Kjo mund të jetë blerja e dytë e Milanit nga Empoli, teksa pak javë më parë blenë edhe mesfushorin tjetër të qendrës, Rade Kruniç.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Mersinaj dhe Çokaj me asist, Lokomotiva kthehet fitimtare nën shenjën e shqiptarëve (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJE HISTORIKE PËR HYSAJN/ Mbrojtësi bëhet “një shekull e gjysmë” në Seria A

Isa.Autor

U SHKARKUA NGA DREJTIMI I CHELSEA-T/ Lampard gati të marrë drejtimin e skuadrës tjetër të Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment