Futboll Sport

DO TË LUHET MIQËSORE MES FERONIKELIT DHE MILAN/ Serbët e shfrenojnë fantazinë: Urreni “Kuqezinjtë” se luan me shqiptarët…

Klubi i Milani zyrtarizoi ditën e sotme miqësoren që do të luajë më 10 gusht, ndaj Feronikelit në Prishtinë.

Por, si edhe për arritje të tjera të futbollit në Kosovës, diçka të tillë nuk e kanë pritur mirë në Serbi. Është uebsajti “espreso.rs”, i cili teksa i ka kushtuar një artikull lajmit se Feonikeli do të luajë një miqësore me Milanin, ndër të tjera përmend edhe diçka për presidentin e klubit nga Drenasi, Naser Ramaj.

Ramaj është pronar i një kompanie ndërtimi, por serbët citojnë edhe media malazeze, ku ka indicie se Ramaj është një nga themeluesit e UCK-së në Kosovë, dhe është i lidhur me “grupin e Drenasit”, anëtarët e të cilit janë lidhur me krime lufte gjatë Luftës së Kosovës.

Ndërkohë, akoma më i llahtarshëm është titulli. “Nëse nuk e keni urryer ndonjëherë Milanin, tani duhet ta bëni: Milani vjen në Kosovë dhe luan ndaj klubit të themeluar nga UCK”.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Manchester City mposht Fulham dhe përforcon vendin e parë në Premier

Delo.autor

EURO 2020/ Holanda mposht me “POKER” Estoninë

Delo.autor

“KËRKOJMË TË PËRFORCOJMË EKIPIN ME LOJTARË CILËSORË”/ Daja: Ja shqetësimi në merkato

Delo.autor

Leave a Comment