Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E PAUL POGBA NË DILMË/ Raiola zbulon: Të gjithë e dinë se…

Pol Pogba me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Mançester Junajtid për sezonin e ri. Francezi ende nuk është bashkuar me “djajtë e kuq” në përgatitjet për edicionin e ri, sepse gjendet ende me pushime.

Por, disa hije i zbardh agjenti i tij, Mino Raiola. Ky i fundit, shprehet se Pogba dëshiron të largohet, dhe këtë e ka bërë të ditur, ndërsa tregon se të gjithë e dinë se ku dëshiron të shkojë lojtari i tij.

“Të gjithë e dëshirën e Pol për të lëvizur. Me këtë po punojmë. Të gjithë e dimë se ku dëshiron të luajë Pogba. Për momentin nuk mund t’ju them asgjë më shumë. Po punojmë ditë pas dite” – deklaroi Raiola “The Times”.

Related posts

Derbi nuk ka fitues, Lazio dhe Roma ndajnë vendin e tretë…

Sadik.Autor

BARAZIM DRAMATIK/ “Lumë” golash në ndeshjen Atalanta – Roma (VIDEO)

Delo.autor

DEKLARATA PAS NDESHJES/ Trajneri i “TORPEDO”: Kukësi i fortë, por ne fituam

Sadik.Autor

Leave a Comment