Futboll Premier League Sport

SËRISH SINJALE NGA PREMIER LEAGUE/ Një tjetër klub kërkon shërbimet e Strakoshës

Nuk është hera e parë që nga Anglia kryen sondazhe mbi portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha.

Titullari i Lacios, edhe më herët kishte fituar simpatinë e Totenhemit, të cilat ishin të interesuar për gardianin. Megjithatë, kur dukej sikur ujërat mbi të ardhmen e Strakoshës ishin qetësuar, ditën e sotme për 24-vjeçarin është futur në valle edhe skuadra e Njukasëll.

‘Qmyrxhinjtë’, janë një ekip me traditë në Premier League, ndërsa nga mediat italiane raportohet se portieri tashmë është kthyer në një objektiv për Njukasëllëin dhe në ditët e ardhshme mund të ketë edhe një ofertë konkrete.

Mbetet për t’u parë nëse klubi i Lacios dhe drejtori shqiptar, Igli Tare janë të gatshëm të heqin dorë nga shërbimet e Strakoshës.

Apo, nëse vete futbollisti do të ishte dakord për t’u transferuar në Premier League duke lënë kryeqytetin italian. Këtë sezoni që u mbyll, Strakosha ishte një nga lojtarët kryesorë të Lacios, teksa ishte vendimtar me pritjet e tij. Ndërkohë, arriti të fitonte edhe trofeun e Kupës së Italisë.

Related posts

Ylli italian, Antonio Candreva kontratë të re me Interin në 2021

Q.Autor

SHTYRJA E VENDIMIT NGA “CAS”/ Ja çfarë pritet për Skënderbeun

Delo.autor

Bayerni nuk ndalet, shënon golin e parë ndaj Realit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment