Futboll Seria A Sport

KOMENTON MERKATON E INTERIT/ Moratti: Pengu im më i madh është…

Pavarësisht se është duke shijuar pushimet  në ‘Versiljë’, i-sh presidenti Morati ka pranuar të japë një intervistë për “inter-news. Masimo Moratti komentojë merkaton dhe pengun më të madh që ka pasur kur ishte në krye të klubit “zikaltër”.

Barrella e do skuadrën e Interit. A e dini ju?

Është ndër të rinjtë më premtues të futbollit italian. Teknikë dhe grintë me shumicë. Edhe Sensi ka vlera, por fanella e Interit është e rëndë.

Ç’mendoni për Lautaro Martinezin?

Driblime të bukura dhe nuhatje goli. Element i vyer, por e shoh si sulmues të dytë.

Si e gjykoni punën e Spaletit?

Për rezultatet e mëdha, ndonjëherë duhet edhe fati që Spaleti nuk e pati. I duhet njohur merita e rikthimit të Interit në Champions.

Cili është pengu juaj ndër lojtarët që nuk veshët dot zikaltër?

Pa dyshim Erik Cantona. E doja në ekip, sepse e dija se do të na dhuronte shumë fitore dhe se tifozët do ta adhuronin. Morëm edhe Pol Insin enkas. Kam qenë pranë Kristiano Ronaldos gjithashtu, por asokohe kishim shumë lojtarë të mëdhenj në ekip dhe të gjithë nuk i blinim dot. Ndonjëherë presidentët nuk e teprojnë me shpenzime, pasi druhen mos hedhin tutje lojtarë të zotë, siç po i ndodh Interit sot.

Related posts

E BUJSHME/ Dy shkarkime brenda 15 muajsh nga Milan dhe Torino, por tani do të stërvisë Lewandowski

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Torino-Juventus. Rezultati 0-1

Delo.autor

Zyrtare/ Largohet nga BAYERNI: Lojtari nënshkruan me rivalët e bavarezëve

Isa.Autor

Leave a Comment