Futboll Seria A Sport

“TELENOVELA” HYSAJ VAZHDON/ Milan futet në garë për mbrojtësin shkodran, ja oferta

Listës së gjatë të skuadrave që kanë shfaqur interes për Elseid Hysajn i është shtuar edhe Milani. Mediat italiane raportojnë se tri skuadra janë në ndjekje të shqiptarit dhe po shohin nga afër situatën e tij. Bëhet fjalë për Atletikon e Madridit, Romën dhe Milanin.

“Radio Kiss Kiss” në Napoli ka thënë se këto 3 skuadra kanë shfaqur interes zyrtar për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Spanjollët kanë bërë ofertë konkrete për Napolin, por këta të fundit mbetën të pakënaqur. Napoli është duke pritur ende ofertën e duhur për të dhënë miratimin në transferimin e shkodranit. Hysaj nuk është paraqitur në grumbullim, pasi e ardhmja e tij është larg Napolit.

Related posts

BËN PREMTIMIN E ZJARRTË PËR TIFOZËT E INTERIT/ Aktorja italiane: Zhvishem nëse fitojmë…

Delo.autor

SHQIPËRI-FRANCË/ Pllakos heshtja në stadium, “gjelat” zhbllokojnë sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Në Zvicër çmenden për anësorin shqiptar, e kërkon edhe Mainz

Sadik.Autor

Leave a Comment