Futboll Premier League Sport

“DJAJTË E KUQ” NISIN FAZËN PËRGATITORE/ Solskjaer pret edhe 3 përforcime, ja emrat

Manchester United ka mbërritur në Australi, ku edhe do të nisë përgatitjet për sezonin e rij, ndërsa me skuadrën kanë udhëtuar edhe Paul Pogba e Romelu Lukaku, dy emra që me shumë gjasa do të largohen nga “djajtë e kuq” këtë verë.

Për mesfushorin francez po shfaq interes të fortë Reali i Madridit, teksa nuk mbetet pas as Juventusi, ndërsa sulmuesi belg kërkohet me ngulm nga Antonio Conte, te Interi i tij, por momentalisht që të dy janë në dispozicion të trajnerit Solskjaer.

Sa i përket merkatos në hyrje, Manchester United ka afruar Aaron Wan Bissaka nga West Ham, për shumën e 56 milionë paundëve dhe uellsianin Daniel James nga Swansea, për shifrën e 15 milionë paundëve, ndërsa priten të paktën edhe 3 afrime të tjera deri para nisjes së kampionatit.

Kështu mediat në Angli raportojnë se drejtuesit e klubit i kanë premtuar trajnerit norvegjez Solskjaer se do t’i sjellin një qendërmbrojtës me eksperiencë dhe në rast largimi të Pogba e Lukau, do të vijnë edhe një mesfushor e një sulmues.

Sa i përket mesfushës, “djajtë e kuq” kanë bllokuar serbin e Lazios Sergei Milinkoviç-Saviç, pasi kanë arritur marrëveshjen me bardhekaltrit, për shifrën e 80 milionë eurove, por nuk do të bëjnë asnjë hap përpara, pa u larguar Pogba.

Në mbrojtje alternativat janë më të pakta, pasi De Ligt ka refuzuar t’u bashkohet “Djajve të Kuq”, ndërsa Skriniar konsiderohet i pashitshëm nga Interi, duke komplikuar punën e drejtuesve të klubit anglez, ndërsa në sulm, favorit mbetet Aubameyang, i cili pritet të lërë Arsenalin këtë verë.

Related posts

Super gol në ndeshjen Sampdoria – Inter

Q.Autor

PAS FITRES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Starova: Më kënaq mënyra e lojës, Dalim krenarë nga…

Delo.autor

SKEDINA E DITËS/ Parashikimi i “çmendur” që do t’ju bëj MILIONER (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment