Gossip

HAJDUTËT I HYJNË NË SHTËPI DHE I VJEDHIN QENIN/ Sulmuesi i Liverpool i premton: Do paguaj sa të doni… (VIDEO)

Sulmuesit të Liverpulit, Daniel Starixh i ka ndodhur një incident i pakëndshëm në Kaliforni, teksa kishte shkuar për të kaluar pushimet. Shtëpia ku qëndronte 29-vjeçari është grabitur, teksa hajdutët i kanë marrë dhe qenin.

I tronditur nga kjo ngjarje, futbollisti i Luverpulit, ka postuar një video në “Instagram”, ku iu ka premtuar personave që do t’i mundësojnë gjetjen e qenit, se do t’iu plotësojë çdo kërkesë financiare.“Dikush ka grabitur shtëpinë time dhe ka marrë me vete qenin tim. Kushdo që di se cili është personi që është futur në shtëpinë time do ju paguaj sa të doni. Ju lutem dikush të gjejë qenin time, do paguaj çfarë të doni, e kam seriozisht. Si mund të grabisësh një shtëpi në Los Angeles dhe të marrësh me vete qenin, sa i çmendur duhet të jesh”, deklaron 29-vjeçari. Starixh është shumë i lidhur me qenin e tij, kjo gjë kuptohet lehtësisht, mjafton të shikoni fotot e postuara në “Instagram”.

Related posts

MË E BINDUR SE “KURRË”/ Modelja e njohur: Juve e fiton titullin edhe këtë sezon

F.autor

Martohet trajneri i Lacios, por i vëllai mungon…

Sadik.Autor

ZBULOHET SEKRETI/ Ja si bukuroshja super seksi ka bërë për vete Vidal (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment