Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ DEBRECEN/ Trajneri Goka humb titullarin Ylli Shameti, ja shkaku

Kukësi i ka dhënë fund fazës përgatitore, e cila zgjati tri javë, por në vigjilje të Debrecenit, humb qendërmbrojtësin Ylli Shameti. Verilindorët mbas fitimit të Kupës në datën 2 qershor morën pushimet e në mesin e këtij muaji rifilluan stërvitjen.

Tashmë çdo gjë është ezauruar e ekipi i drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka është gati për t’u përballur me Debrecenin më 11 korrik në Hungari. Sot (dje) skuadra u bë gati dhe u nis drejt Hungarisë. Surpriza është kapiteni Ylli Shameti, i cili nuk është grumbulluar me ekipin. Shtatlarti do të mungojë në sfidën e parë, pasi e ka zënë një virozë stinore. Kapiteni ka qenë me temperaturë të lartë, që prej ditës së djeshme.

Shtatlarti ka marrë instruksionet e mjekëve të ekipit dhe lajmin për gazetën e kanë konfirmuar zyrtarë të klubit, të cilët kanë thënë se kapiteni nuk do të jetë prezent në këtë takim për shkak të temperaturës së lartë, e cila i ka kaluar disa herë 39 gradë, madje me luhatje. Shameti ka shfaqur probleme në fund të kampionatit nga shputa e këmbës, pasi ka luajtur i dëmtuar pak javë larg mbylljes së sezonit ndaj Luftëtarit. Pas disa kohësh stërvitjeje intensive, ai u rikuperua plotësisht, madje ishte vetë klubi që e reklamoi këtë gjë në faqen zyrtare. Me mungesën e Shametit, dyshja e qendrës së mbrojtjes do të formohet nga Cuculi e Teqja.

Related posts

ALARMON TIFOZËT E JUVENTUS/ Menaxheri i mbrojtësit Chiellini: Dëshiron të qëndrojë, por…

Delo.autor

KUALIFIKIM PAS 2 VITESH/ Paneli televiziv fluturon në gëzim gjatë transmetimit “live” (VIDEO)

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Bayerni shënon golin e parë kundër Schalkes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment