Futboll Ligue 1 Sport

DO TË RINOVOJË MBAPPE ME PSG-NË? Leonardo thyen heshtjen: Nuk bëj premtime…

Kilian Mbape është një nga talentet më të mëdhenj në botë, i cili premton shumë për të tashmen dhe për të ardhmen.
Shumë lajme flasin, për një kalim të mundshëm të 20-vjeçarit, tek Real Madridi.

Madje i intervistuar nga “Le Parisien”, për yllin francez ka folur edhe drejtori sportiv i PSG, Leonardo, i cili foli për të ardhmen e Mbape: “A është e nevojshme të rinovohet? Unë asnjëherë nuk bëj premtime për dy arsye, e para është sepse unë nuk jam ai që merr të gjitha vendimet në këtë klub, dhe e dyta është se unë nuk bëj kurrë premtime afat gjata pa pasur siguri se jam në gjendje t’i mbaj ato.”, u shpreh braziliani.mbape

Në media flitet se Mabpe, dëshiron një transferim në Spanjë, tek Real Madridi. Më të besueshme këto lajme i bën edhe një deklaratë e sulmuesit francez, ku tha se dëshiron të luajë në një klub ku mund të fitoj Ligën e Kampionëve.

Related posts

REVOLUCION TEK MANCHESTER UNITEDI/ Solskjaer gati 6 largime “veteranësh” në fund të sezonit, ja lista me emrat

Delo.autor

FLET PËR OBJEKTIVAT ME TRAJNERIN E RI TË KOMBËTARES/ Duka: Me Edy Rejan gjërat po ndryshojnë, nëse….

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mbylli problemet me shtetin, David Beckham gati të marrë titullin prestigjioz

Delo.autor

Leave a Comment