Futboll Kosova Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Klubi kosovar “rrëmben” sulmuesin e Tiranës…

Vazhdon merkatoja e bujshme në kampionatin kosovar. Drita ka prezantuar sot goditjen e radhës. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Tiranës, Xhilberto Fortunato.

gilberto fortunato

31-vjeçari i është bashkuar skuadrës nga Gjilani, teksa ka qenë vetë klubi, që nëpërmjet një video në faqen zyrtare ka prezantuar afrimin e bujshëm.

Gilberto23

Braziliani ka qenë pjesë e Dritën, edhe në vitin 2016, ku u aktivizua 9 ndeshje, duke realizuar 2 gola. Gilberto më pas u larguar pasi kishte një ofertë të majme nga Malajzia. Së fundmi Fortunato ishte pjesë e ekipit Sport Boys në Bolivi, teksa karriera ka qenë e larmishme.

Kujtojmë që sulmuesi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e 2 klubeve të Superiores, Tiranës dhe Flamurtarit. Me bardheblutë numëron 20 takime, ku arriti të shënonte 5 gola, ndërkohë që me vlonjatët u aktivizua 12 takime dhe shënoi 12 gola.

Related posts

ZYRTARE/ Zbuloni ekipin e ri të sulmuesit Mario Balotellit

Isa.Autor

LEGJENDA E FUTBOLLIT BRAZILIAN/ Zico: Maradona ka qenë më i mirë se “PLESHTI”, ka luajtur…

Delo.autor

Doni të shkoni në Rusi për Botëror? Kujdes nga këto mashtrime të mëdha

Sadik.Autor

Leave a Comment