Futboll Seria A Sport

DËMTIMI I PËSUAR NË KAMPIONAT/ Strakosha konfirmon lajm të keq: Doktori thote se… (VIDEO)

Thomas Strakosha ka pësuar një dëmtim pak javë më parë dhe duket se nuk po arrin ta lërë pas. Ai u aktivizua në finalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit, duke përdorur edhe injektues ndërkohë që ka dëmtuar keq tendinën e Akilit.

Dëmtimi i pësuar në kampionat, i ka kushtuar rëndë Strakoshës pasi mungoi në ndeshjet e Kombëtares, ndërkohë që ende nuk e ka filluar përgatitjen me skuadrën. Mesa duket, riaftësimi do të zgjasë ende shumë për Strakoshën dhe vetë portieri e ka konfirmuar diçka të tillë.

Në një postim në profilin e tij në “Instagram”, Strakosha ka publikuar një video ku luan kokën i dëshpëruar. Në mbishkrimin e videos, Strakosha shkruan: “Kur doktori të thotë se nuk mund të stërvitesh ende”.

Related posts

PAS SANCHEZ INTER KËRKON NJË TJETËR “YLL”/ Dëshira e Conte-s kushton 90 mln euro

F.autor

Berat Gjimshiti kthehet tek Atalanta, qëndron në Serie A

Sadik.Autor

Kritika të mëdha për gjyqtarin e El Clasicos

Sadik.Autor

Leave a Comment