Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Partizani-Qarabag: “Demat” e nis furishëm, sfera ndalet nga…

Në “Selman Stërmasi” po luhet takimi i vajtjes mes Partizanit dhe Qarabak, i vlefshëm për raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League. 

Pavarësisht forcës së kundërshtarit, kampionët e Shqipërisë shpresojnë që të marrin një rezultat pozitiv në shtëpi, për të shpresuar më pas te kalimi në raundin tjetër. 

Dy teknikët kanë bërë zgjedhjet e tyre, me Lerdën që ka befasuar jo pak, duke lënë jashtë një futbollist me mjaft eksperiencë sikur Trashi. 

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes    

57′ Zëvendësim te Partizani, Broën merr vendin e Mensah.

50′ Krosim nga këndi, goditje me kokë e Belica në zonën e vogël dhe topi stampohet në traversë 

49′ Hakaj kroson në zonë, Çinari godet me kokë por sfera devijohet në këndore nga portieri.   

46′ Nis pjesa e dytë 

45′ Nuk ka minuta shtesë, mbyllet pjesa e parë:

Partizani e ka mbyllur në barazim 0-0 pjesën e parë të ndeshjes së vajtjes ndaj Qarabak. Dueli i vlefshëm për raundin e parë të Champions League prodhoi shumë pak emocione, me dy skuadrat që menduan më shumë për tu mbrojtur. Rastin më të mirë e kishin kampionët e Azerbajxhanit, por sfera u ndal nga shtylla. Reagimi i Partizanit nuk mungoi, por goditja e Asanit përfundoi shumë afër katërkëndëshit dhe  jo rrjetës.

24′ Asani merr iniciatën drejt sulmit, maqedonasi lëviz mirë dhe liron të majtën, goditja e tij krijon drithërima, por jashtë. 

20′ Qarabak pranë golit, sfera trondit shtyllën dhe përfundon jashtë

1′ Nis takimi. Topin e parë e luajnë të kuqtë 

Klikoni këtu për ta ndjekur LIVE: 

Formacionet zyrtare: 

Related posts

BARCELONA-VALENCIA/ Suarez jashtë formacionit të parë, Messi jashtë skuadrës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SI ËSHTË E MUNDUR? Gol i çuditshëm në Holandë, shikoni si sulmuesi shënon pa e prekur topin (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Albian Ajeti transferohet në Premier League tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment