Futboll Sport

BARAZIM PA GOLA NË ELIMINATORET CHAMPIONS/ “Demat” ndalen nga shtylla ndaj milionerëve Qarabag

Partizani ka barazuar 0-0 sot me Karabakun në një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë të kuqtë dukej qartazi që e kishin mbivlerësuar kundërshtarin dhe i lanë gjithë iniciativën azerëve. Karabaku i rrezikoi shumë për hir të së vërtetës, madje ia mohoi golin shtylla.

Por në pjesën e dytë u pa një Partizan krejtësisht tjetër, që jo vetëm sulmoi më tepër, por shfaqi edhe personalitet. Portierit azer iu desh të bënte një mrekulli më goditjen me kokë të Çinarit në minutën e 50-të, ndërkohë një minutë më pas Belica goditi traversën.

Diferencat ishin të qrata, por nëse merret në konsideratë fakti që Partizani po luante kundër një ekipi që ka shkuar katër herë në fazën e grupeve të Ligës së Europës dhe një herë në grupet e Ligës së Kamionëve, apo nëse llogarit edhe buxhetin prej 20 milionë eurosh që ka Karabaku, atëherë rezultati dhe paraqitja e të kuqve ishte brenda pritshmërive.

Natyrisht, në ndeshjen e kthimit të kuqve do t’u duhet ndeshja perfekte, por nuk kanë asgjë për të humbur. Përkundrazi, kanë shumë shpresë se mund të bëjnë goditjen e madhe.

Related posts

“NDOSHTA DO TË ISHIN…”/ Gazeta italiane i kushton artikull Vojvodës dhe shokut të skuadrës me origjinë serbe

Delo.autor

ÇUDIRA NGA ELBASANI/ Ja kush u prezantua si trajner i ri

Delo.autor

BONUCCI KUNDËRSULMON/ Pas vërshëllimave: Italia duhet të rritet, edhe tifozët e saj

Isa.Autor

Leave a Comment