Futboll La Liga Seria A

Kondogbia refuzon Kinën, Inter humbet 30 milionë euro

Geoffrey Kondogbia do ta mbyllë sezonin te Valencia, sipas asaj që ka bërë të ditur gazeta spanjolle “SuperDeporte”. Mesufushori francez ka refuzuar përfundimisht ofertën e ardhur nga Guangzhou Evergrande, që ishte gati të shpenzonte 45 milionë euro, 30 prej të cilave do të përfundonin në arkat e Inter. Në këto kushte, klubi zikaltër duhet të gjejë një tjetër blerës për Kondogbia.

Image result for Geoffrey Kondogbia valencia

Në rast se Kondogbia do të pranonte ofertën nga Kina, atëherë Inter do të kishte shumën e duhur të paràve për të mbyllur blerjen e Rafinha nga Barcelona, por duke qenë se mesfushori zgjodhi të qëndrojë te Valencia, atëherë zikaltërit duhet të presin deri në qershor, kur ka të ngjarë të jetë pikërisht Valencia që do të paguajë 30 milionë euro duke e kthyer huazimin e francezit në një blerje përfundimtare.

Related posts

VËRSHËLLIMAT E TIFOZËVE KUNDËR KLUBIT/ Mesfushori Rakitic: Kjo është liria e shprehjes…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ I ftohti polar i afrohet Europës, 5 sfida të Serisë A në rrezik të mos luhen

Delo.autor

Ze Maria pret blerjet, 5 lojtarë i mbajnë pezull merkaton Tiranës

Sadik.Autor

Leave a Comment